Vetёm njё në 562 persona gjen shpirtin e tij binjak
Studimi në Britaninë e Madhe zbulon mbi 18 faktorё kyç. Më e lehtë për ata që janë mbi 65 vjeç
Dashuria ёshtё me tё vёrtetё njё lojё numrash. Shanset pёr tё gjetur personin e duhur, nё qoftё se i lihet rastёsisё sё njё dite çfarëdo, ёshtё njё nё 562.
Të dhënat vijnë nga njё studim i kryer nё Britaninё e Madhe, nё Universitetin e Bathit qё ka llogaritur mundёsitё pёr “t’u dashuruar” me ndihmёn e ekspertit nё matematikё, Rachel Riley.
Studiuesit, siç shpjegon ‘Daily Mail online’, i kanё bazuar llogaritjet e tyre mbi 18 faktorё kyç, mes tё cilёve statusi, mosha e dёshiruar, tёrheqja fizike dhe lidhjet.
Kështu, është zbuluar qё vetёm 84.440 persona nё Mbretёrinё e Bashkuar i plotёsojnё nevojat romantike tё personit nё njё mesatare me njё popullsi tё rritur me mbi 47 milionё. Kjo barazohet me njё person nё 562 të tillë.
Gjёja pozitive ёshtё se mund tё bёhet diçka pёr tё rritur mundёsinё pёr tё gjetur personin e duhur: pёr shembull duke folur me dikё nё palestёr rrit mundёsinё me 15% për “takime dashurore”, tё shijosh njё pije pas punës me 16%, tё kontaktosh me faqet online tё takimeve, 17%.
Njё e dhёnё qё ndonjёherё mund tё duket e papritur, sepse zakonisht mendohet qё ёshtё mё e vёshtirё tё gjesh dashurinё kur plakesh dhe grupmosha me shanset mё tё mira ёshtё kjo mes 65 -74 vjeç, qё ka njё propabilitet mbi 304 pёr tё gjetur personin e duhur, ndёrkohё qё mё tё rinjtё duket tё jenё mё tё “penalizuar” me njё mundёsi mbi 1024.