Vetëm 11% e QV kanë raportuar në KQZ, s’dihet pjesëmarrja në rang kombëtar

Prej orës 07:00 të mëngjesit shqiptarët janë thirrur të votojnë për të zgjedhur sot parlamentin e ri dhe qeverinë e re.   Tre milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë thirrur për të votuar  në 5.362 qendra votimi.  Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.

Ndonëse kanë mbetur vetëm 3 orë nga mbyllja zyrtare e votimeve, është i pakët numri i QV të cilat raportojnë informacion lidhur me pjesëmarrjen në votime.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në një deklaratë për median në orën 16:00 tha se vetëm 11.3 % e   5.362 qendra votimi kanë sjellë raportim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga këto QV në total përqindja e pjesëmarrjes rezulton 35. 78%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Durrës, Elbasan, Tiranë, janë raportuar raste të shitblerjes së votës. Në Tiranë janë shënuar dhe tre raste të fotografimit të votës.

Ndërkohë janë raportuar dhe incidente të tjera. Në Vorë  një person përplasi me automjet një tjetër person për arsye politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?