Viç i ngordhur, në detin e Durrësit

Plazhi i Durrësit është më i populluari në Shqipëri gjatë verës, por po ashtu është edhe më i ndoturi.

Sikur të mos mjaftonin pisllëqet e shumta që hedhin njerëzit dhe lokalet buzë detit, ditën e sotme është fotografuar edhe kjo pamje makabre.

Një viç i ngordhur është fotografuar në det në fshatin Hamallaj. Sigurisht që nuk është një pamje që do të na përmirësojë imazhin e plazheve tona…

SHKARKO APP