VIDEO/ Aksioni për bllokimin e objekteve në Farkë, Rama: Qytetarët të jenë të kujdesshëm kur blejnë prona

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimika nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga inspektimi që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi në terren. Po ashtu kreu i qeverisë ka edhe një apel për qytetarët, që të jenë të kujdesshëm kur të blejnë pronat.

”Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo duke kaluar përtej lejes për qëllime fitimi, shtrihet nga sot në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët e me radhë, që kanë shkelur apo lejuar të shkelen kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrje edhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur blejnë prona, duke verifikuar statusin ligjor dhe raportuar çdo rast abuzimi”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?