VIDEO/ Balla dënon sulmet ndaj institucioneve në protestën e Berishës: Fshehin dështimin me tym dhe flakë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla dënon sulmet ndaj institucioneve dhe punonjësve të policisë gjatë protestave të Berishës, duke thënë se ato po përdoren për të fshehur dështimin e opozitës. Duke shoqëruar postimin me një video që tregon pjesëmarrjen e tkurrur në protestën e Berishës, ai theksoi se liria për të protestuar është e garantuar në Shqipëri, por nënvizoi se dhuna ndaj forcave të rendit nuk mund të justifikohet.

“Dy fjalë për fundin e protestave të bufit, ku sulmohen punonjësit e policisë dhe institucionet. Ndoshta për të fshehur me tym e flakë dështimin e tyre. Gjithmonë do të ekzistojë liria për të protestuar në Shqipërinë tonë. Por sa kohë ligji e thotë qartësisht, nuk duhet të ekzistojë liria për të goditur apo keqtrajtuar ata që kanë zgjedhur për të shërbyer në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve.

Duhet t’i mbrojmë ata që na mbrojnë dhe duhet të kujdesenm për ata që kujdesen për sigurinë e qytetarëve. kjo është ajo që bën një shtet i drejtë dhe normal. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë, ndërsa drejtësia t’i bëjë shembull ata që godasin punonjësit e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?