VIDEO/ Balla ironizon Foltoren përmes AI: Sot po që kanë lezet krushqit, duhet hedhur ndonjë valle
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa ka komentuar Foltoren e kësaj të hëne, ka shtuar dozat e humorit me video të përpunuar nga Inteligjenca Artificiale e cila i ka shndërruar protestuesit në dasmorë duke ia marrë valles. Videoja e shoqëruar me diçiturë ironike, i paraqet protestuesit duke ia marrë valles me këngë për Sali Berishën, në një atmosferë që i ngjan më shumë një dasme popullore sesa një tubimi politik. Sipas Ballës, për të marrë pjesë në këtë “festë”, duket se duhen edhe ca kushte profesionale.
KOHA JONË SONDAZH

