VIDEO/ Balluku: Gjithmonë pranë fermerëve për të garantuar zhvillim dhe përfitime reale për sektorin bujqësor
Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës për të diskutuar rreth Skemës Kombëtare 2026, një iniciativë e qeverisë për mbështetjen e sektorit bujqësor.
Gjatë takimit, Balluku theksoi se vëmendja dhe mbështetja ndaj fermerëve do të jetë maksimale, duke siguruar që politika kombëtare bujqësore të përgjigjet në mënyrë të drejtë dhe efikase ndaj nevojave të tyre.
“Gjithmonë pranë fermerëve, për të garantuar zhvillim dhe përfitime reale për sektorin bujqësor”,-deklaroi ministrja. Skema Kombëtare 2026 synon të forcojë mbështetjen financiare, teknologjike dhe logjistike për fermerët, duke përmirësuar produktivitetin dhe konkurrencën e produkteve shqiptare në treg.
KOHA JONË SONDAZH
A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 44505

