VIDEO/ Basha tregon si u njoh me bashkëshorten
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se si u njoh me bashkëshorten e tij, Aurelën.
Gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr.9 në Tiranë, Basha ka shpjeguar se pikërisht në atë lagje ai njohu dashurinë e jetës së tij dhe nënën e dy vajzave.
“Këtu në këtë lagje kam rënë në dashuri me gruan time. Kështu që i njoh pak edhe këto rrugët nga futeshim e nga dilnim se shtëpinë e ka pasur këtu poshtë. Kam kohë pa ardhur, po s’kam harruar asnjë nga këto. Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë dhe kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënën e dy vajzave të mia. Kam edhe kujtime të tjera.
Kur bënim ushtrimet e matematikës tek shtëpia e profesor Koçit dhe zysh Meritës në kat të tretë, dhe nga kati i tretë shikonim atë shtëpinë me portokalle përpara. Këtu pastaj dilja anash dhe shkoja te shtëpia e Aurelës”, tha Lulzim Basha.