VIDEO/ Burri përplaset nga një autobus jashtë kontrollit, ngrihet dhe hyn në pub

Simon Smith po kalonte në një rrugë në Reading, qytet në Berkshire, Angli, kur është goditur nga një autobus me dy kate që ka humbur kontrollin.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe pavarësisht se 53 vjeçari hidhet në ajër, shpëton mrekullisht. Ai ngrihet dhe pas aksidentit hyn në pub-in ‘Purple Turtle’ që gjendej pikërisht aty pranë.

‘Ndoshta ishte konfuz dhe në gjendje shocku’, ka treguar pronari që ka lajmëruar menjëherë ambulancën. Smith ka marrë vetëm disa plagë të vogla.

SHKARKO APP