VIDEO/ Çfarë nuk u pa në një javë, nga telefonatat brenda sallës së Kuvendit tek fjalimi i Grida Dumës

Java që lamë pas pati zhvillime të rëndësishme, jo vetëm politike, por edhe në kuadër të forcimit të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Dy agjentë të FBI kanë ardhur në Tiranë, sipas paralajmërimit që kishte bërë me herët kryeministri Rama.

Ashtu si çdo javë, debati më i madh politik është krijuar në sallën e Parlamentit. Disa nga momentet më pikante të kapura nga objektivi i kamerave, janë bërë pjesë e rubrikës humoristike në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Përpos momenteve të ndryshme, kamerat kanë kapur një situatë, ku deputeti socialist Taulant Balla, i ulur në ndenjësen e tij në Kuvend, telefonon kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçin. Dhe nga ndenjëset përkatëse bisedojnë me njëri-tjetrin, ndonëse nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës.

Një tjetër moment pikant, është një shtrëngim duarsh mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu.

Në seancën parlamentare të së enjtes që lamë pas, nuk kishte si të mos binte në sy deputetja demokrate Grida Duma, e cila mbajti fjalimin e saj nga foltorja e Kuvendit.

SHKARKO APP