VIDEO/ Drejtuesi politik i PS në Tiranën, Taulant Balla: Kamza është kthyer në destinacion të turizmit dentar
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan sot një vizitë në një klinikë dentar , një nga strukturat më moderne dentare në zonën e Paskuqanit.
Gjatë vizitës në këtë strukturë, Balla u shpreh se vetëm pak vite më parë ishte e vështirë të mendohej që ky qytet do të shndërrohej në një destinacion të rëndësishëm për turizmin mjekësor. Ai theksoi se investimet në klinika dentare dhe në struktura cilësore akomodimi kanë luajtur një rol kyç në këtë transformim.
Balla thekson se zhvillimi i shpejtë i infrastrukturës shëndetësore dhe i shërbimeve mbështetëse jo vetëm që rrit cilësinë e jetesës për banorët, por gjithashtu po tërheq një numër në rritje vizitorësh nga jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

