VIDEO / Flamuri Kombëtar ngrihet krenar përkrah shtatores së Skënderbeut,
Një nga momentet më emocionuese të ceremonisë për hapjen e sheshit Skënderbej ishte ai i ngritjes së flamurit kombëtar.
Nën tingujt e orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, trupa e nderit e Gardës së Republikës shoqëroi flamurin kombëtar nga godina e Bashkisë për tek vendi i posaçëm përkrah monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Pas ngritjes së flamurit, u bë dhe ekzekutimi i Himnit Kombëtar.
Edhe për kantautorin dhe prezantuesin e njohur Ardit Gjebrea, ky ka qenë një nga momentet më emocionues. “Momenti më i bukur – ngritja e flamurit në Sheshin Skënderbej”, shkruan Arditi në postimin e tij në Instagram.
Tashmë flamuri kuq e zi do të ketë mundësi që të valëvitet krenar përkrah shtatores së Heroit tonë Kombëtar në sheshin e konceptuar si simbol i unitetit të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=I4Uy1ry-Zyk” width=”560″ height=”315″]