VIDEO – FOTO/ PS shkel ligjin dhe neutralitetin e policisë me reklamën e Kryeministrit Rama

Këto ditë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar reklamën e fushatës zgjedhore në të cilët dukshëm ai përdor një makinë policie, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Minsitrave i cili në mënyrë të qartë ndalon përdorimin e burimeve publike përfshirë edhe mjetet e policisë, për fushatë zgjedhore.

Reklama tregon Kryeministrin Rama duke drejtuar një makinë policie dhe duke gjobitur një djalë të ri i cili po përdor telefonin teksa nget makinën dhe kalon rrugën kur semafori është i kuq. Ndërsa djali i ri përpiqet të bindë Ramën të mos ta gjobisë, duke nxjerrë një sërë justifikimesh, Rama i tregon atij të gjitha gjërat e mira që qeveria mund të bëj me lekët e kësaj gjobe.

ImageMakina e përdorur gjatë reklamës

Swiss Digital Desktop Reklama

ImageMakina elektrike e përdorur nga Policia

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahasimi ndërmjet makinës së përdorur në reklamë dhe makinave elektrike të përdorura nga Polica Rrugore tregon se ato janë të njëjta.

Në reklamë, targa e makinës është e mbuluar si dhe logoja në derën anësore, siç duken dhe në foton e mësipërme. Gjithsesi modeli, dritat, rrotat, flamuri i vogël shqiptar pranë pasqyrës dhe dritat mbi makinë tregojnë se në video është përdorur një makinë e vërtetë policie, duke shkelur kështu një nga pikat e rëna dakord të Paketës McAllistër Plus dhe Vendimin e marrë së fundmi nga KM.

Ideja e mbrojtjes në mënyrë strikte të neutralitetit të policisë është fakti se policia luan një rol kyç në mbrojtjen e votimeve. Policia jo vetëm është në gatishmëri të qendrave të votimit në rast të prishjes së rendit, por dhe shoqëron kutitë e votimit nga qendrat e votimit në ato të numërimit. Për këto arsye është thelbësore që forcat e policisë të perceptohen si neutral.

Partia Socialiste jo vetëm që ka shkelur ligjin, por e identifikon policinë me kryeministrin, duke shkelur kështu edhe simbolikisht neutralitetin e policisë. /Exit/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?