VIDEO/ Gurakuqi ‘përplaset’ me demokratët e Shkodrës: Jo PD, por lista Basha duhet të fitojë

Një term i ri po merr rrugë të paktën në Shkodër, qytet të cilin Partia Demokratike e ka patur përherë një bastion të saj.

Gjatë takimeve të rastësishme me qytetarët e Shkodrës, ka rënë në sy sesi kandidati i PD-së atje Romeo Gurakuqi është munduar me jo pak këmbëngulje të të identifikohet jo si një kandidat i Partisë Demokratike, por si pjesë e asaj që ai e identifikon si “Lista Basha”.

Rasti i dokumentuar me video tregon sesi një qytetar shkodran i drejtohet Gurakuqit me fjalët “Lusim Zotin që të fitojë Partia Demokratike”. Pa marrë asnjë falenderim për urimin, por me nxitimin për të vënë pikat mbi I, i pari i listës së PD-së në Shkodër i është përgjigjur qytetarit dy herë dhe me këmbëngulje “Lista Basha, Lista Basha…”.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton ky term i ri i përsëritur me këmbëngulje nga Romeo Gurakuqi, një tentativë për tu distancuar nga Partia Demokratike, apo një vetidentifikim me një projekt që për të ka shumë rëndësi të mos identifikohet si ai i Partisë Demokratike, por siç ai me këmbënguljen e të parit të listës së PD-së dëshiron ta quajë “Lista Basha”.

/syri.net

SHKARKO APP