VIDEO / Guxon Erion Veliaj, hidhet me parashutë nga Llogaraja

Sonte në mbrëmje qytetarët do të mund të njihen me anën sportive të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Këtë herë Veliaj është bërë pjesë e një emisioni të drejtuar nga Bora Zemani, i cili ka si subjekt tregimin e guximit përmes hedhjes me parashutë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HfF13kH-WGs” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon promo të publikuar nga gazetarja Zemani, kryebashkiaku Veliaj jep një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit pas sporteve ekstreme dhe sidomos të lartësive, duke premtuar ndërtimin e një piste për hedhjen me parashutë nga Mali i Dajtit, sikurse është në Llogara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emisioni  do të transmetohet sot në orën 20:30 në T-HD & në SuperSport, ku pritet që të ketë edhe shumë surpriza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?