VIDEO/ Integrimi, Rama në Londër: Jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, dhe po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Rama është i pranishëm në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin shpejt drejt integrimit europian, duke shfrytëzuar edhe momentin historik që vjen në kontinent, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
”Jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa! Kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake të besoje në anëtarësim. 90% e shqiptarëve besojnë te anëtarësimi. Për ne është besim i patundur, bindje shumë e fortë.
Qysh prej agresionit kundër Ukrainës, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë sa mirë është të marrë Ballkanin Perëndimor, por edhe po përshpejton punën për ta bërë një gjë të tillë.
Ne aty ishim edhe më parë, por u refuzuam, pikërisht sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra-tjetrës. Tashmë Europa është pro kësaj dhe shpresojmë të arrijmë këtë objektiv, të realizojmë një ëndërr dhe më pas do të nisë një jetë e re”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

