VIDEO/ ”Jam Mysliman”, Ben Blushi shpjegon romanin e ri në dy minuta: Është kundër fanatikëve

Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një shpjegim për romanin e tij të ri ”Jam Mysliman”. Kjo vepër nuk është kundër myslimanëve, por i dedikohet myslimanëve shqiptarë, të cilët siç thotë Blushi, janë myslimanët më liberalë të botës. ””Jam Mysliman” nuk është kundër myslimanëve, është kundër fanatikëve. Kundër atyre që duan të kufizojnë liritë tona”,-thotë Ben Blushi.

“Romani “Jam Mysliman” nuk është kundër myslimanëve. Unë jetoj me myslimanë. Ata më rritën. Ata më mësuan çfarë është mirë dhe çfarë është keq. Ata më mësuan si të dua. Unë i dua të gjithë myslimanët. Xhamia e myslimanëve që më rritën ishte familja. Zoti i tyre ishte dashuria. Feja e tyre ishte nderi. Unë jam po aq mysliman sa ata. Gjyshja ime ishte myslimane. Gjyshja e fëmijëve të mi është myslimane. Unë besoj se myslimanët shqiptarë, janë myslimanët më liberalë të botës. Ky libër i dedikohet pikërisht atyre.

Romani “Jam Myslliman” tregon jetën e një shkrimtari që pasi shkoi në Mekë u kthye në mysliman. Por njëlloj si unë edhe ai pati një betejë me fanatikët. Me redikalët. Me ata që e kthejnë fenë në armë. Me ata që i kthejnë besimtarët në ushtri. Me ata që e detyrojnë Zotin të duket i pushtues. Me ata që fyejnë. Me ata që ndalojnë dashurinë. Me ata që mbulojnë bukurinë e grave me perde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ata që janë kundër artit, kundër shkencës dhe kundër përparimit. Ky libër pra, nuk është kundër myslimanëve. “Jam Mysliman” është kundër fanatikëve. Kundër atyre që duan të kufizojnë liritë tona. Ai nuk është një trakt dhe as një akuzë. Është vetëm një roman. Dhe diçka në fund fare. Sa më shumë humor. Do t’i postoj të gjitha memet tuaja në faqen time në Facebook. Faleminderit shumë dhe ju pres në panairin e librit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?