VIDEO/ Kamera më e shpejtë në botë kap 5 trilion figura në sekondë

Shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi për herë të parë kanë krijuar një kamera e cila arrin të kapë procese jashtëzakonisht të shpejta. Kjo kamera arrin të filmojë 5 trilion figura në sekondë dhe të kapë procese kimike, fizike, biologjike dhe bio-mjekësore. Kamera besohet se do të udhëheq të ardhmen e kërkimeve dhe zbulimeve.

Ne kemi imagjinuar një mënyrë përmes së cilës mund të regjistrohen disa figura në një të vetme, pra mundemi të kemi një sekuencë të plotë videoje në një shot – tha Elias Kristenson, bashkë-krijues i kamerës. Kamerat aktuale me shpejtësi të lartë kapin figura një nga një ndërkohë kamera e re përdor një algoritëm për të kapur disa figura të koduara në një fotografi të vetme dhe më pas t’i rregullojë ato në video sekuencë.

YouTube player

SHKARKO APP