VIDEO/ Konferencë urgjente e LSI. Luan Rama: Rilindja humbi

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një konferencë urgjente për mediat nga selia e partisë deklaroi sot në mbrëmje se të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit e kësaj force politike tregojnë rritje të LSI dhe fitore në Tiranë. Ai tha se vetëm në qytetin e Tiranës, në 11 njësitë bashkiake, LSI ka marrë 11 mijë vota.

“Në qytetin e Tiranës në 11 njësi administrative numri votuesve që kanë votuar për LSI-së është mbi 100 mijë. Në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është 5 herë më i lartë sesa viti 2013.

Në 7 njësi administrative LSI është forcë e parë. Në momentet në vazhdim do ju informojmë me të gjitha procesverbalet që vijnë në LSI nga grupet tona të LSI-së’,- deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1615035531843032/

SHKARKO APP