VIDEO/ Kryebashkiaku Disha: Nisin punimet për urën e dëmtuar nga reshjet e shiut në fshatin Xhyrë
Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Mariglen Disha ka bërë të ditur nisjen e punimeve për rikonstruksionin e urës në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, e cila u dëmtua si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Disha ka falënderuar Drejtorinë e Xhenios pranë Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij investimi, si edhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar ndaj nevojave të komunitetit.
”Së bashku me deputetin Olsi Komici ishim sot në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, për fillimin e punimeve të urës që u dëmtua nga reshjet e shiut.
Ky investim është një ndërhyrje e domosdoshme për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e lidhjes për banorët e zonës. Falenderim i veçantë për Drejtorinë e Xhenios pranë Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë, si edhe për Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar ndaj nevojave të komunitetit”,-shkruan Disha.
KOHA JONË SONDAZH

