VIDEO-LIVE/ Pas takimit me Trump, Basha vjen në Tiranë, mijëra e presin në Rinas

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku edhe ka zhvilluar një takim me presidentin Donald Trump.

Ai tha se ka marrë mbështetjen e Presidentit të 45-të të aleatit tonë strategjik dhe shprehu bindjen për një fitore në zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Po kthehem pas një takimi të jashtëzakonshëm me Donald Trump. Një vizitë e shkurtër gjatë një javë domethënëse, javës së Shtëpisë së Bardhë kushtuar një prioriteti madhor kushtuar punësimit, rritjes së ekonomisë”,- tha ai.

Basha ka zbritur në Rinas në orës 12:50 minuta, ndërsa për ta pritur kanë dalë mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike, siç edhe i shikoni.

SHKARKO APP