VIDEO/ Marrëveshja ushtarake me Italinë, Rama: S’kemi probleme me emigracionin e paligjshëm
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin ”Real Story”, foli sa i takon marrëveshjes bilaterale ushtarake me Italinë, ku theksoi edhe se Shqipëria deri tani nuk ka probleme në ujërat e saj sa i takon emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që mbetet e angazhuar në luftën kundër trafiqeve.
”Nuk kemi ne një problematikë të tillë në ujërat tona territoriale me thënë të drejtën dhe kemi kohe që nuk e kemi për fat të mirë. Ne kemi më shumë nevojë të vazhdojmë luftën kundër trafiqeve që ka njohur përparime të mëdha por që është një luftë që faktikisht asnjëherë nuk mbaron kurrë por gjithmonë duhet zhvilluar sepse në çdo moment që ti e konsideron të mbaruar ajo rifillon prap.
Nga ana tjetër ne nuk kemi paguar faktikisht asnjë kosto madje nëse do ta shikonim në mënyrë ngushtësisht politike, marrëveshja që kemi bërë na ka ndihmuar shumë në Europë ku shumica e qeverive janë qeveri të djathta dhe i shkojnë në të njëjtin hulli politikës së emigracionit të paligjshëm. Madje jo vetëm të djathtët, por dhe kryeministrja e Danimarkës që është një kryeministre e majtë, është një kampione kundër emigracionit të paligjshëm.
Duhet që të mos harrojmë asnjëherë që kjo nuk është një zgjedhje e jona në kuptimin se çfarë qasje duhet të ketë Europa ndaj emigracionit të paligjshëm dhe nga ana tjetër nuk është një problem drejtpërdrejtë i yni sepse ne nuk kemi një të tillë. Por zgjuarsia jonë është që të jemi në kohën e duhur në vendin e duhur dhe të marrim dhe kreditet e duhura të cilat janë kredite që vlejnë në procesin e përngjitëm të rritjes së solit dhe rritjes së reputacionit të Shqipërisë ndërkombëtarisht”.
KOHA JONË SONDAZH

