VIDEO/ Me gomone në Angli, 9 shqiptarë bien në prangat e policisë
Roja Bregdetare në Britani ka kapur nëntë shqiptarë teksa përpiqeshin të hynin në Britaninë e Madhe.
Ata u kapën 20 milje nga Dungeness-i mëngjesin e së mërkurës. Dy prej tyre u vunë në pranga nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit.
Hetuesit e policisë thonë se nëntë shqiptarët (8 meshkuj dhe një femër) kanë shpëtuar mrekullisht pasi udhëtimi nëpër Kanalin Anglez me një gomone në dimër konsiderohet shumë i rrezikshëm.
Nëntë shqiptarët do të gjykohen sipas ligjeve britanike të emigracionit. Autoritetet thonë se rasti tregon edhe njëherë se njerëzit vënë në rrezik jetën në përpjekje për të mbërritur në Britani.