VIDEO/ Ministrja Koçiu shkon në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit do të futen në listën e zezë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit. Koçiu ishte e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula si dhe drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici.

Sipas Koçiut ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territor. Koçiu theksoi se shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen. Nga ana tjetër nënvizoi se ky operacion është për t’i dhënë fund abuzimeve me ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe ndëshkimin e autoriteteve që mbyllin sytë ose implikohen në paligjshmëri.

”Jemi sërish në zonën e Farkës duke theksuar se operacioni që kemi nisur më 3 nëntor vijon intensive çdo ditë. Nuk do të ndalemi deri ditën e fundit për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave. Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë detyrimin e vetëm zbatimin e ligjit. Deri tani nga inspektimet janë konstatuar një sërë shkeljesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo duke nisur nga mungesa e dokumentacionit teknik në kantier, mungesa e akteve të kontrollit sipas fazave të punimeve, moszbatim i planeve të organizmit të kantiereve, mungesë e masave të sigurimit teknik dhe shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit që kanë sjellë shtesa në sipërfaqet ndërtimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të gjitha këto raste masat janë të qarta dhe të menjëhershme. Kush shkel rregullat futet në listë të zezë dhe nuk ka të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimit. Së dyti shpenzimet e prishjes i mban subjekti që ka kryer shkeljen. Në rastet e përcaktuara nga ligji objekti konfiskohet për interes publik ose strehim sociale”, tha Koçiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?