VIDEO/ Monika Kryemadhi kujton deputetin e ndjerë në dasmën e të birit: Gjovalin ti nuk je sot këtu…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma e djalit të deputetit të LSI-së Gjovalin Kadeli i cili u nda nga jeta pak muaj më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Teksa publikon një video të shkurtër nga momentet e dasmës, Kryemadhi e shoqëron atë me një mesazh prekës në kujtim të kolegut të saj.
Mesazhi i Kryemadhit
I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.
Të të trashëgohet djali Gjovalin.
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1369373876508684/