VIDEO/ Nënkryetari Kita rrëfen emocionet: Ishin 5 mijë shqiptarë në stadium, zviceranët të pafuqishëm

Skënderbeu doli me humbje nga Berna, në një ndeshje krejtësisht të barabartë, dhe e mbylli me pesë pikë grupin e Europa Ligës në këtë sezon. Pavarësisht rezultateve, mbetet një arritje më vete për Skënderbeun, aq më tepër që dje në Bernë ka ndierë ngrohtësinë e 5000 tifozëve shqiptarë, që kanë ndezur zjarr atmosferën në “Stad de Suis”.

Mes 5 mijë tifozëve kuqezinj ishin më shumë se 100 korçarë, që kanë dhënë mbështetjen e tyre për ekipin e Skënderbeut. Atmosferën e zjarrtë, që bëri zviceranët të çmendeshin, e tregon nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, i cili ishte pjesë e tifozëve korçarë që ishin nisur nga juglindja për të mbështetur ekipin e zemrës.

zemra

“Ndeshja e fundit në grup ka qenë e veçantë jo për rezultatin, por për atmosferën në stadium. U nisëm nga Korça për të mbështetur ekipin në Bernë. Në total ishim diku më shumë se 100 tifozë korçarë, por e dinim që në Bernë do të na bashkoheshin edhe shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Zvicër.

Tifozet-665x400

Ishim disi të përgatitur, por kurrsesi nuk e menduam që do të ishte një stadium i tërë i mbizotëruar nga ngjyrat kuq e zi. Ishte një emocion i madh. U duk sikur po luanim një ndeshje të kombëtares, pasi thirrjet dhe këngët në kor nuk munguan asnjë minutë. Zviceranët dukeshin të pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë shqiptare në stadium.

Kletjon-Kita-470x627

Kulmi arriti në momentin e shënimit të golit. Një emocion i veçantë, pasi shikoje të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolëse, që gëzonin për golin e Skënderbeut të Korçës. Atje e kuptuam se Skënderbeu i ka kaluar kufijtë tashmë dhe në të tilla nivele i përket të gjithë Shqiptarisë.

Emocionet ishin aq të forta saqë nuk mund të shihja dot ndeshjen në tribunë, por u çova dhe u bëra pjesë e grupit të madh të tifozëve, që dhuruan spektakël në tribuna gjatë gjithë ndeshjes. Ishin tifozë nga Kosova kryesisht dhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër.” mbylli prononcimin e tij për gazetën “Panorama Sport”, nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita.

SHKARKO APP