VIDEO/ Njihuni me 39-vjeçaren nga Uganda që ka lindur 38 fëmijë

Mariam Nabatanzi është gruaja 39 vjeçare nga Uganda që ka lindur 38 fëmijë, dhe të gjithë janë ngjizur me të njëjtin burrë.

Për këtë ajo e ka marrë nofkën Nalongo Muzala Bana që në përkthim të lirë do të thotë “nëna e binjakëve e cila lind katërnjakë”. Mariam deri tani ka lindur gjashtë herë binjakë, katër herë trinjakë dhe tri herë katërnjakë ndërsa vetëm dy herë ka lindur nga një fëmijë.

Mariam, për shkak të çrregullimit hormonal, hiperovulimit, prodhon disa qeliza vezore në një cikël. Për këtë, gati çdo herë kur ishte shtatzënë, ka lindur binjakë, trinjakë apo katërnjakë. Në mes të fëmijëve, më i madhi është 23 vjeç, ndërsa më i vogli katër muajsh.

Ajo është martuar shumë e re, rreth 13 vjeçe dhe menjëherë vitin e parë lindi binjakët e parë.

“Momentalisht jetoj me 21 fëmijë të mi. Disa nga ata i kanë adoptuar çiftet të cilët nuk mund të kenë fëmijë. Të tjerët jetojnë me të afërmit tonë dhe anëtarët e familjeve të cilët na ndihmojnë që t’i ushqejmë dhe t’i rrisim.” është shprehur Miriam.

Ekspertët i kanë studiuar fëmijët e saj dhe thonë se jo vetëm që janë të shëndoshë por edhe inteligjentë mbi mesataren. Të gjithë fëmijët e saj e kanë babanë e njëjtë, por ai gjithmonë mungon kështu që Mariam i rrit e veteme dhe mban fëmijët duke punuar punë të ndryshme. Përkundër sfidave të përditshme, ajo thekson se fëmijët janë bekim e jo barrë.

 

SHKARKO APP