VIDEO/ ”Paris Peace Forum”, çifti Rama në darkën zyrtare me Presidentin Macron

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron në darkën zyrtare në Elysee Palace. Teksa ka ndarë video nga pritja këtë mbrëmje, Rama ndodhet në Paris ku po merr pjesë në edicionin e 8-të në Forumin e Paqes në Paris (Paris Peace Forum).

Më herët kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja në forum, ku u prit nga Justin Vaisse, themelues dhe drejtori i Përgjithshëm i forumit. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Forumi i Paqes zhvillohet sot dhe nesër, dhe është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi është një platformë e krijuar në Mars 2018 që pret çdo vit liderët botërorë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si dhe liderë nga shoqëria civile dhe sektorë privatë e mijëra individë nga e gjithë bota, për krijimin e formave të veprimit kolektiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?