VIDEO/ Pensionet, procedura e re për marrjen vërtetimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore
Të gjithë ata persona që duan të pajisen me vërtetime për periudhat e ndryshme të pagesës së kontributeve për sigurimet shoqërore, tashmë mund t’i kryejnë këto procedura online, duke klikuar në portalin “e-Albania”.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një video ku shpjegon të gjitha hapat që duhen ndjekur, ndaj shpjegon më tej se për marrjen e këtij vërtetimi nuk është e nevojshme firma, sepse është e nënshkruar në mënyrë elektronike, çka e bën atë automatikisht të vlefshëm.
“Të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të pajisen me vërtetime për periudhat e ndryshme të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore mund ta bëjnë atë online përmes faqes https://e-albania.al/.
Për të sqaruar mënyrën se si një i interesuar mund aplikojë në këtë faqe, në videon e mëposhtme po ju paraqesim të gjithë procedurën që duhet të ndiqni kur regjistroheni për herë të parë në këtë faqe apo edhe nëse jeni tashmë të regjistruar aty për të marrë vërtetimin për pagesën e sigurimeve shoqërore.
Vërtetimi i siguruar online nuk ka nevojë për firmë, sepse është i nënshkruar në mënyrë elektronike, çka e bën atë automatikisht të vlefshëm”, thuhet në postimin e ISSH-së.
Gjithashtu, për personat që nuk kanë mundësi të aplikojnë në portalin “e-Albania” për vërtetimin e sigurimeve shoqërore apo edhe një sërë dokumentesh të tjera online, qytetarët mund të kërkojnë që këtë veprim ta bëjnë personat përgjegjës për këtë proces, pranë institucionit apo subjektit ku punoni, duke eliminuar humbjen e kohës për paraqitjen fizikisht pranë sporteleve, ku duhet të aplikoni.
“Gjithashtu, nëse nuk keni mundësi të aplikoni në faqen https://e-albania.al/ për vërtetimin e sigurimeve shoqërore apo edhe një sërë dokumentesh të tjera online, ju mund t’ua kërkoni ta bëjnë personat përgjegjës për këtë proces, pranë institucionit apo subjektit ku punoni, duke eliminuar humbjen e kohës për paraqitjen fizikisht pranë sporteleve, ku duhet të aplikoni. Nëse keni paqartësi të tjera lidhur me shërbimet që ofrohen online nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, mund të na shkruani në rubrikën Pyesni online, në faqen zyrtare të ISSH-së www.issh.gov.al.”,thuhet në njoftimin e ISSH-së.