Video: Protesta e veçantë, shan Edi Ramën dhe shtrihet para autobusit

Një person i pirë në zonën e 15-katëshit, u ka dalë para makinave duke mos lejuar që ato të ecnin.

Ai bërtiste më të madhe dhe shante Edi Ramën, ndërsa nuk dihet saktësisht shkaku i kësaj forme “proteste”.

Ky person është larguar nga makina teksa ka parë autobusin e Tiranës së Re dhe ka dalë para tij.

Ai nuk është mjaftuar me kaq, por është shtrirë para autobusit, duke lënë të kuptohet që nuk ka ndërmend të largohet që aty.

Kështu, është dashur ndërhyrja e të pranishmëve që burri të largohej nga rruga dhe autobusi të vazhdonte./JOQ

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Dtc4gCJJom8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP