VIDEO/ Rama i kërkon të moshuarit “besën” për votën: Më rraskapiti sa të gjithë intervistuesit bashkë

Kryeministri Edi Rama ka ndenjur gjatë në Dibër, ku është takuar me banorë, fermerë dhe qytetarët, duke iu kërkuar votën. Por situatën më të vështirë duket se e ka pasur me një të moshuar, i cili sipas rrëfimit të vetë kryeministrit është denbabaden i djathtë.

Në një tavolinë plot me burra, Rama i është drejtuar të moshuarit duke i thënë se e di se për kë do votojë. Por ai e ka kundërshtuar dhe më pas i ka dhënë besën kryeministrit, i cili e ka falënderuar me një puthje.

“Një i djathtë denbabaden që më rraskapiti sa të gjithë intervistuesit bashkë në një vit”, thotë Rama në përshkrimin e videos.

DIALOGU
Rama: Unë që sot e di kujt do ja japësh votën ti.
I moshuari: A…ku e di?
Rama: S’ta them!
I moshuari: Do ta jap ty.
Rama: Jo nuk ma jep mua ti votën.
I moshuari: Kush tha?
Rama: Ta them unë.
I moshuari: A të jap besën që ta jap?
Rama: Mos më vër në pozitë mua.
I moshuari: E jo, jo mos luj pra…
Rama: Hajde ma jep!
(I moshuari tërheq dorën)

Rama: E sheh nuk ma jep.
I moshuari: Ta jap pra…
Rama: A do ma japësh?
I moshuari: Po për Zotin!
Rama: A bravo, hajde të puth cik.
Rama: Ta mora votën

 

SHKARKO APP