VIDEO/ Rama: Kompleksi detar Durrës–Porto Romano, u njoh zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive
Korridori VIII i njohur si “arteria që lidh Adriatikun me Detin e Zi” është konfirmuar zyrtarisht si një korridor sigurie strategjik, një hap që rrit rëndësinë e Shqipërisë në infrastrukturën e mbrojtjes kolektive në rajon.
Në Ministerialin e Mbrojtjes së Korridorit VIII, i zhvilluar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia, Rumania dhe partnerë të tjerë, u rikonfirmua rëndësia gjeopolitike dhe e sigurisë së këtij projekti të madh transporti.
Sipas kryeministrit Edi Rama, Korridori VIII shtrihet nga kompleksi detar Durrës–Porto Romano drejt Detit të Zi dhe tashmë është një zgjidhje infrastrukturore strategjike për sigurinë kolektive, jo vetëm një rrugë transporti. Kjo vendos Shqipërinë në qendër të strategjisë së sigurisë dhe ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor me rrjetet europiane dhe të Aleancës Atlantike.
KOHA JONË SONDAZH

