VIDEO/ Rama pritet nga kryeministri Starmer në kuadër të Samitit të Berlinit, realizohen edhe fotot familjare të liderëve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit. Në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Samiti vjetor i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotot familjare të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?