VIDEO/ Sherri në bashkinë e Dibrës, përfaqësuesit e PDIU bëjnë për spital ata të PS

Katër zyrtarë të PS janë goditur me mjete të forta në kokë sot nga përfaqësues të PDIU-së në përplasjen e fortë që ndodhi mes palëve në bashki. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Muharrem Rama.

Rama, në një prononcim për mediat, tha se ndodhej në spital për të shoqëruar të lënduarit. “Janë dhunuar zyrat e bashkisë nga përfaqësues të PDIU-së, – tha kryebashkiaku i Dibrës. –  Janë 4 të lënduar. Unë jam në spitalin e Peshkopisë duke u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Kanë plagë në kokë se janë dëmtuar me mjete të forta. Ne do të ndjekim vetëm anën ligjore. Policia ka nisur veprimet hetimore.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?