Video/ Shifra marramendëse që shpenzojnë të rinjtë në klubet e natës

InTv ka kryer një studim që tregon shifra të çmendura që harxhojnë të rinjtë gjatë fundjavës.  Rezulton se një tavolinë me disa të rinj harxhon minimalisht 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa shifrat arrijnë deri në 14 mijë euro. Por, ka edhe nga ata që shprehen se nuk shpenzojnë më shumë se 30 mijë apo 40 mijë lekë të vjetra në natë, zakonisht këta janë studentët që nuk kanë shumë të ardhura, por sërish ia dalin që edhe të argëtohen.

Dikush thotë që harxhon diku rreth 1 milion lekë dhe për të nuk janë shumë, ndërsa një vajzë thotë 300-400 mijë lekë. Një djalë tjetër shprehet se ka ardhur nga jashtë dhe ka lekë, nuk e ka aspak problem që të harxhojë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HQ0r11iLZKU” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP