VIDEO/ Shkëndija e Tetovës prezanton uniformat e reja për sfidën me Milanin

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar sot uniformat e reja të skuadrës për sezonin 2017-2018. Kuqezinjtë u paraqitën në tre turet e para kualifikuese të Ligës së Europës me uniformat e sezonit të shkuar, ndërkohë duke filluar që nga takimi i fundjavës ndaj Vardarit, i cili hap kampionatin maqedonas, e më tej, ata do të veshin modelet e reja.

Përballja prestigjioze në “play-off”-in e Ligës së Europës ndaj Milanit do t’i gjejë tetovarët edhe me “fytyrë” të re, duke krijuar imazhin e një klubi sa më profesionist që të jetë e mundur.

SHKARKO APP