VIDEO/ ‘Show’ në ndeshjen e bamirësisë, Mourinho vesh dorezat e portierit

Mourinho nuk ka pasur asnjëherë turp kur vjen puna për të sulmuar arbitrat, por ish arbitri i Premier League, Mark Hasley arriti të hakmerrej sado pak gjatë së shtunës.

Në ndeshjen e bamirësisë, Jose Mourinho e ka lënë vendin e tij të zakonshëm duke veshur dorezat e portierit teksa zëvendësoi ish gardianin e Anglisë David James gjatë pjesës së dytë.

Portugezit nuk iu desh shumë për të rënë në sy teksa mori karton të verdhë për vonesë loje. Më pas ai mori pjesë te penalltitë ku nuk priti asnjë, por shënoi një vetë.

SHKARKO APP