VIDEO/ Shpikja e kirurgut amerikan, zbulon me ndihmën e telefonit nëse keni kancer

Kirurgu vaskular amerikan, John Martin, ka zbuluar qelizat e kancerit në qafën e tij, kur ka testuar aparatin lëvizësh ultraviolet, i cili lidhet me telefon dhe duket si aparat elektrik.

Aparati Butterfly IQ, funksionon duke e vendosur në zonën e trupit të cilën dëshironi ta kontrolloni, kur në telefonin tuaj shfaqet pasqyra kuq e zi e ultrazërit. Aparati ka mundësi të përdoret si në spitale, ashtu edhe në shtëpi.

Shpikësi i këtij aparati thekson që do të jetë e mundshme të futet inteligjenca artificiale në softuer kështu që kushdo qoftë, madje edhe ata pa asnjë dije dhe përvojë nga mjekësia, mund ta përdorin.

Mjeku Martin planifikon që t’i nënshtrohet operacionit dhe trajtimit mjekësorë. Aparati do të fillojë të shitet në vitin 2018 dhe do të kushtojë 2.000 dollarë.

 

SHKARKO APP