VIDEO/ Taulant Balla uron Ditën e Rinisë: Atdheu ka hyrë në fazën finale të ribashkimit me Europën
Me një këngë himn të rinisë së 30 viteve më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar Ditën e Rinisë. Përmes një mesazhi drejtuar të rinjve shqiptarë kudo që ndodhen, në atdhe, në trojet kombëtare dhe në diasporë, Balla shprehet se Shqipëria ka hyrë në një etapë vendimtare drejt integrimit europian.
“Gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rejave dhe të rinjve shqiptarë kudo në atdhe, troje kombëtare dhe në diasporë. Atdheu ka hyrë në fazën finale, mund ta numërojmë me muaj por jo më me vite, të ribashkimit me Europën. Kjo është arritja më e madhe që nga Shpallja e Pavarësisë”, shkruan Balla.
Postimi i plotë
Gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rejave dhe të rinjve shqiptarë kudo në atdhe, troje kombëtare dhe në diasporë. Atdheu ka hyrë në fazën finale, mund ta numërojmë me muaj por jo më me vite, të ribashkimit me Europën. Kjo është arritja më e madhe që nga Shpallja e Pavarësisë. Kam zgjedhur këtë himn të rinisë sonë 30 vite më parë për ta kujtuar këtë ditë dhe festuar këtë arritje historike. Faleminderit Elton Deda, Aurela Gaçe, Redon Makashi etj.
KOHA JONË SONDAZH

