VIDEO/ ”Unë jam UÇK”, Rama poston ftesë-thirrjen për protestë në Tiranë: Mijëra shqiptarë do të bashkohen
Në Tiranë, më 17 tetor do të zhvillohet një protestë gjithëkombëtare me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po hetohen për krime lufte.
Thirrjen e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, ku thotë se mijëra shqiptarë do të bashkohen për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
”Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

