VIDEO/Bejeni Rroshin President

Mesditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka vendosur që kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi të lejë qelinë dhe të shkojë e të rrijë në shtëpinë e tij, me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Lirimi i tij ka sjellë reagime të ndryshme. Më i ashpri është ai i humoristit Ismet Drishti.

Me një video të postuar në rrjetet sociale, Drishti bën thirrje që “Rroshin ta bëni president”, duke ironizuar me shprehjen: “1.000.000 firma për të bërë Roshin President të Republikës”.

Rroshi u vu në pranga me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe mos bërjen publike në formularin e dekriminalizimit dënime dhe dëbime nga vende të ndryshme të Europës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EmPlxmeNwJA” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP