VIDEOLAJM/ Militanti Bashës: Unë njoh Berishën. Basha: Berisha një deputet, unë jam kryetari i PD

Lulzim Basha ka vijuar me takimet elektorale në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe këtë herë është ndalur në Dibër.

Në takim me një nga banorët e zonës, ai është vënë në siklet, pasi pavarësisht përpjekjeve të Bashës për të marrë emrin e liderit demokrat, me sa duket, ende nuk ia ka arritur.

“Për mua Sali Berisha është, ti je thjeshte Lulzim Basha”, – i tha militanti në sy.

Ai quhet Urim Jolla, nga Fshati Vojnike , Maqellarë dhe është i qartë kur thotë se nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së.

Për të dalë nga situata, Basha i është kundërpërgjigjur militantit duke thënë se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar është ai e jo doktori.

SHKARKO APP