VIDEO/Spoti i Veliajt për PS: Me Edi Ramën, ajo që po bëhet në Tiranë, do shtrihet në gjithë Shqipërinë

Përmes një spoti të xhiruar nga Sheshi “Skënderbej” që simbolizon dhe unitetin e të gjithë shqiptarëve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon që më 25 qershor të gjithë të votojnë për Edi Ramën kryeministër.

Veliaj thekson se kandidatura e djathtë për kryeministër, është një person që vuri për katër vite Tiranën në gjumë, duke mos kryer asnjë punë. “Në vitin 2011 Lulzim Basha mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, i gjithë qyteti ra në gjumë bashkë me Lulin.

Nëse nuk arrin dot të bësh punën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk mund ta drejtosh dot Shqipërinë. Ndërkohë që në dy vitet e fundit, falë mbështetjes dhe vizionit të Edi Ramës, Tirana është zgjuar, po rikonstruktohen shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash.

Qyteti sot është më i pastër, ofron më shumë vende pune, ndërkohë që Rilindja urbane  ka prekur çdo cep të Tiranës duke filluar nga këtu në Sheshin “Skënderbej” gjeri te Pazari i Ri, apo nga Parku Olimpik te zgjatimi i Bulevardit të Ri”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku shprehet i bindur se me Edi Ramën kryeministër, transformimi që po pëson Tirana do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. “Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën, dhe jam i bindur se me mbështetjen e qeverisë së tij, ajo që po bëhet këtu në Tiranë, do të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka fare rëndësi nëse je demokrat apo socialist, por në datën 25 qershor, voto Edi Ramën për Shqipërinë që duam”, deklaron Veliaj.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=J8v1Z4d2XFc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP