Vidhnin automjete në Elbasan, arrestohet njëri nga autorët. Ku u gjetën makinat e grabitura

Elbasan; Finalizohet operacioni policor i koduar “Retro”, zbardhen 2 raste të vjedhjes së automjeteve.

Vihet në pranga njëri nga autorët, vijon puna për kapjen e tjetrit.

Të 2 autorët, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje/prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjendet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri nga automjetet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Retro”.

Si rezultat, u arrestua njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi F. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit tjetër, shtetasit L. P., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç.

Gjithashtu, shtetasit F. B. dhe L. P. dyshohen autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, të një automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. M., 78 vjeç.

Automjeti tip “Benz” i vjedhur, u gjet në lagjen “Shënkoll” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP