Vijojnë përplasjet edhe para parlamentit, hidhet sërish gaz lotsjellës
Pas përfundimit të fjalimeve në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, protestuesit së bashku me disa deputetë demokratë u drejtuan drejt godinës së Parlamentit, ndërkohë që kreu i PD-së, Sali Berisha, u nis drejt selisë së partisë.
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, kritkoi ashpër reagimin e policisë ndaj protestuesve, pas hedhjes së bombave molotov dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë. Boçi e cilësoi si “të pakuptimtë” përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit nga forcat e rendit, duke thënë se reagimi i tillë ishte i tepërt dhe i papranueshëm.
Përplasjet kanë vijuar, ndërkohë që është hedhur sërish gaz lotsjellës pas shtyrjeve ku janë përfshirë dhe deputet të PD.
KOHA JONË SONDAZH

