Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama poston pamjet: Fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve

E nisur prej kohësh, vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga ndërhyrjet në terren.

”Aksioni për lirimin e hapësirave publike, sot i fokusuar rreth shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt e funksional për nxënësit dhe komunitetin”, shkruan Rama.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?