Viziton 179 vende në 15 muaj, ja rekordi i blogeres amerikane

Një blogere amerikane në 15 muaj ka vizituar plot 179 vende të ndryshme të botës. Sipas Cassie De Pecol, ajo ka edhe 17 vende të cilat duhet t’i vizitojë në 45 ditët e ardhshme për të dalë kështu personi që ka vizituar më shumë shtete.

27-vjeçarja nga Washingtoni është dhe krijuesja e parë e “The Expedition 196”. Aventura e Cassie-it nisi në 24 korrik të vitit 2015 dhe deri tani ka kushtuar 200 mijë dollarë.

Por jo të gjitha janë paguar nga vet ajo, 27-vjeçarja është ndihmuar dhe nga disa sponsor, të cilët lehtësuan barrën financiare të blogeres.

Po me ndihmën e sponsorve, ajo ka arritur të realizojë dhe një dokumentar, që promovon udhëtimet dhe vende, që Cassie ka vizituar.

“Që kur isha e vogël dhe shkoja në shkollë kisha shumë dëshirë të njihja vende të ndryshme të botës. Në Amerikë kemi fatin të jetojmë me njerëz që vijnë nga mbarë bota dhe kjo gjë e bën vendin tonë unik.

Doja të njihja origjinën e këtyre personave, duke filluar nga ajo e të parëve të mi, të cilët vijnë nga Evropa.”- shkruan në nj nga blogurat e saj Cassie. Ajo ka më shumë se 10 mijë ndjekës në Instagram dhe cdo ditë promovon aty vendet hotelet dhe cdo gjë që bën.

cassie-de-pecol2 cassie-de-pecol3 cassie-de-pecol4 cassie-de-pecol5 cassie-de-pecol6 cassie-de-pecol7 cassie-de-pecol8 cassie-de-pecol9

SHKARKO APP