Vjedhja në BSH, shifra përfshihet në zërin e shpenzimeve të bankës në 2015-ën
Përfaqëesuesi i BSH në Komisionin e Ekonomisë, Marin Gjermeni nuk dha shifër konkrete për përfshirjen në buxhet ndërsa do të duhet të raportojë bazën ligjore ku e ka të mbështetur këtë vendim.
Marin Gjermeni: Përsa i përket shifrës pse është futur, ose pse është trajtuar si shpenzime. Domethënë në grafikun e paraqitur është totali i shpenzimeve që janë llogaritur nga Banka e Shqipërisë. përsa i përket logjikës kontabël dhe veprimit juridik do na duhet të kthehemi në Bankën e Shqipërisë dhe të ballafaqojmë dhe të japim përgjigje”
Erjon Brace: Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e BSH janë rritur, me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, pse këto para të munguara futen në shpenzimet e BSH?