Vjedhjet – Shoqata e Bankave: Kemi marrë masa për të rritur sigurinë

Bankat e nivelit të dytë kanë nisur që të forcojnë kriteret e sigurisë nisur nga ngjarjet e fundit të vjedhjeve në vend. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli u shpreh se tashmë është rritur monitorimi me kamerat e sigurisë,mënyra e transportit të parave por edhe ambientet e bankave të cilat i vlerësoi shpesh herë si godina të papërshtatshme.

Brumbulli: “Është një nga drejtimet që po punohet, që duhet plotësuar kuadri ligjor dhe rregullator, për të vendosur standartarte, për të përcaktuar se si duhet të jenë mjetet për distanca të gjata për distanca të shkurtra në varësi të sasisë, sepse po flasim për një vrull ndërtimesh që kanë ndodhur në vend pas viteve 90 dhe nuk është se të gjitha objektet janë projektuar që në fillim si banka, por janë përshtatur si të tilla. Dhe ka elementë të dobët”.

Ndërkohë bankat e nivelit të dytë kanë një sërë rezervash në lidhje me shoqëritë e sigurimit fizik dhe shërbimin që ato ofrojnë

Brumbulli: Vendimi në Këshillin e Ministrave për t’u miratuar që të zgjidhi një ngërç që është krijuar në trajnimin dhe certifikimin të punonjësve të rinj, por janë vetë shoqëritë e ruajtjes fizike që duhet të bëhen promotorë të kërkesave që ata kanë”

Këto deklarata të përfaqësuesit të bankave të nivelit të dytë u bënë pas një forumi mbi sigurinë teknologjike dhe mashtrimet nëpërmjet internetit një problem që duket se nuk ka qenë shumë i përhapur në Shqipëri .

SHKARKO APP