“Vjehrrat duan nuse të mira”, mësuesja në Tiranë leksion nxënëseve për kafen turke

Tashmë nxënësit e shkollave 9-vjecare, përvec dijes bazë. marrin edhe këshilla për martesën. Një situate që përtej shkasë dhe cudisë, paraqet një problem.

Gjatë orës së biologjisë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, mësuesja në vend të lëndës i ka suprizuar nxënësit, veçanërisht ato femra, duke iu dhënë një leksion të veçantë: si bëhet kafja turke.

Në vend të nxirrte para tyre regjistrin e notave e të fillonte t’iu jepte lëndën, mësuesja ka nxjerrë nga çanta petrogazin, shkrepsen, një xhezve, kafe turke e pak sheqer e ka filluar t’u tregojë studenteve femra “si ta bëjnë kafen e mirë kur të bëhen nuse e të shkojnë tek vjehrra”.

Një nxënëse e irrituar nga ky xhest ka nxituar ta fotografojë këtë moment e ta shpërndajë foton në portalet online, siç duket në pritje që të fillonte ora e mësimit ndërkohë që mësuesja shijonte për qejfin e saj kafen që sapo kishte përgatitur.

Foto është marrë nga JOQ.

SHKARKO APP